Kanosi me pistoletë bashkëshorten në prani të fëmijëve, arrestohet 44-vjeçari

44-vjeçari me iniciale B.H. ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i Policisë: Lushnjë/Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Kanosi bashkëshorten […]

Gusht 1, 2024 - 12:10
 0
Kanosi me pistoletë bashkëshorten në prani të fëmijëve, arrestohet 44-vjeçari

44-vjeçari me iniciale B.H. ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri bashkëshorten në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Kanosi bashkëshorten e tij, me armë zjarri, Policia kap dhe vë në pranga 44-vjeçarin. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë se një shtetas kanoste bashkëshorten, me armë zjarri, menjëherë kanë ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Në përfundim të veprimeve për këtë rast u vu në pranga shtetasi:

-B. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë.

Ky shtetas dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, bashkëshorten e tij, në prani të fëmijës së tyre të mitur. Arma e zjarrit tip pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.