Zjarr i madh pranë një reparti ushtarak në Fier

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak. Flakët janë përhapur

Gusht 1, 2024 - 13:00
 0
Zjarr i madh pranë një reparti ushtarak në Fier

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë nga flakët pranë ish – repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.