I shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet në Kakavijë 22-vjeçari nga Tirana

Është arrestuar në pikën kufirtare të Kakavijës një 22-vjeçar, i shpallur në për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. 22-vjeçari E.B është ndaluar

Gusht 1, 2024 - 13:00
 0
I shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet në Kakavijë 22-vjeçari nga Tirana

Është arrestuar në pikën kufirtare të Kakavijës një 22-vjeçar, i shpallur në për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

22-vjeçari E.B është ndaluar nga efektivët ndërsa po tentonte të kalonte në pikën kufitare të Kakavijës.

Ndaj tij është dhënë masa “arrest me burg”. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritet shqiptare.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare kapi shtetasin e shpallur në kërkim E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.   

Gjykata e Tiranës, më datë 30.04.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

/Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.