“Territori i pastër”, asgjësohen rreth 9 mijë bimë kanabis në Shkodër

Policia ka vijuar me kontrollet për evidentimin e zonave ku kultivohen bimë narkotike, në kuadër të operacionit kombëtar “Territor i pastër”. Policia e

Gusht 1, 2024 - 13:50
 0
“Territori i pastër”, asgjësohen rreth 9 mijë bimë kanabis në Shkodër

Policia ka vijuar me kontrollet për evidentimin e zonave ku kultivohen bimë narkotike, në kuadër të operacionit kombëtar “Territor i pastër”.

Policia e Shkodrës njofton se ka asgjësuar 8839 bimë narkotike kanabis në territoret e njësive administrative Pult, Shosh, Postribë.

“shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën në territorin e njësisë administrative Kelmend dhe asgjësuan 957 bimë kanabis;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësuan 2167 bimë kanabis;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë  Pukë gjetën në territorin e njësisë administrative Qelëz dhe asgjësuan 72 bimë kanabis;

-shërbimet e Statcionit të Policisë Fushë Arrëz gjetën në territorin e njësisë administrative Iballë dhe asgjësuan 57 bimë kanabis”, thuhet në njoftim.

Policia po punon për identfikimin e kultivuesve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.