VIDEO/ Zjarr i madh pranë ish-repartit ushtarak në Fier, flakët nuk kursejnë as tanket e mbetur aty

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak. Flakët janë përhapur

Gusht 1, 2024 - 13:50
 0
VIDEO/ Zjarr i madh pranë ish-repartit ushtarak në Fier, flakët nuk kursejnë as tanket e mbetur aty

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë nga flakët pranë ish – repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh, kurse zjarri nuk ka kursyer as tanket e mbetur prej vitesh aty.

Zjarri rrezikoi varresat publike, por u ndalua nga banorë dhe zjarrfikës, ndonëse favorizohet nga era e forcë.

Për shkak të erës së fortë flakët po avancojnë në ullishtet e fshatit Plyk.

Terreni malor e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.