Trump ironizon rivalen Harris, deklarata për ngjyrën sjell reagimin e Shtëpisë së Bardhë: E neveritshme

 “Për shumë vite besoja se Kamala Harris ishte indiane, sepse ajo fliste vetëm për origjinën e saj indiane. Nuk e dija që ajo

Gusht 1, 2024 - 15:05
 0
Trump ironizon rivalen Harris, deklarata për ngjyrën sjell reagimin e Shtëpisë së Bardhë: E neveritshme

 “Për shumë vite besoja se Kamala Harris ishte indiane, sepse ajo fliste vetëm për origjinën e saj indiane. Nuk e dija që ajo ishte me ngjyrë deri disa vite më parë, kur u bë me ngjyrë dhe tani dëshiron të njihet si e tillë”

Këto komente të i ish kreut të Shtëpise së Bardhë  Donald Trump në takimin vjetor të Shoqatës Kombetare të Gazetarëve me ngjyrë qe vunë ne dyshim identitetin e kandidates per presidente , ka sjelle reagimin e Uashingtonit.

“Si një person me ngjyrë – si një grua me ngjyrë , e cila është në këtë pozicion që qëndron para jush në këtë podium, pas kësaj foltoreje, ajo që ai tha  është e neveritshme, është fyese . E dini se  askush nuk ka të drejtë t’i tregojë dikujt se kush janë, si identifikohen.

Në lidhje me këto deklarata ka reaguar edhe kandidatja per president, Kamala Harris

“Dhe ishte i njëjti shfaqje e vjetër: përçarja dhe mosrespektimi. Dhe më lejoni të them vetëm që  populli amerikan meriton më mirë. Populli amerikan meriton një lider që thotë të vërtetën. Një lider që nuk përgjigjet me armiqësi dhe zemërim kur përballet me faktet. Ne meritojmë një udhëheqës që kupton se dallimet tona nuk na ndajnë  ato janë një burim thelbësor i forcës sonë.”

Me afrimin e zgjedhjeve të nëntorit, gara mes Donald Trump dhe Kamala Harris po bëhet cdo ditë edhe më e fortë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.