Italiania tërhiqet pas 45 sekondash në ring me transgjinoren alegjeriane, Meloni: Nuk ishte e barabartë

Vetëm 45 sekonda ka zgjatur sfida mes boksieres italiane Angela Carini përballë tarnsgjinores Imane Khelif. Një ndeshje mjaft e kontenstuar, e cila ishte

Gusht 1, 2024 - 15:15
 0
Italiania tërhiqet pas 45 sekondash në ring me transgjinoren alegjeriane, Meloni: Nuk ishte e barabartë

Vetëm 45 sekonda ka zgjatur sfida mes boksieres italiane Angela Carini përballë tarnsgjinores Imane Khelif.

Një ndeshje mjaft e kontenstuar, e cila ishte në dilemë deri në fund nëse do të zhvillohej apo jo për shkak të kushtete të pabarabarta mes boksiereve, por që në fund u dha “OK”.

Por boksierja italaine ka kërkuar të ndërpritet ndeshja sapo ka marrë goditjen e parë me të djathtën nga transgjinorja alegjeriane.


Siç shihet edhe në VIDEO, italiania tronditet pas grushit të fortë të marrë në nofull, dhe mënjëherë kërkon të ndërpirtet sfida, duke sjellë dhe lot më pas.

Nuk më pëlqeu të luftoja më pas minutës së parë. Fillova të ndjeja një dhimbje të fortë në hundë. Nuk është në stilin tim që të dorëzohem, por pikërisht sepse nuk munda ta bëja, thashë “mjaft” dhe i dhashë fund ndeshjes. U futa në ring për babain tim. Olimpiadën e kaluar babai im po vdiste, kjo ishte Olimpiada ime dhe doja të ecja kilometrin e fundit. Nëse ndalova, e bëra vetëm për familjen time”, tha Carini.

I menjëhershëm ka qenë reagimi në rrjet ku të shumtë ishin ata që ndheshje të tilla të mos përsëriten më, ndërsa kanë kërkuar skualifikimin e sportistëve trangjinorë nga gara.

Këtë duel e ka komentuar dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila nuk e cilësoi si të barabartë.

Nuk kam qenë dakord me zgjedhjen e vitit 2021, nuk jam dakord sot. Falënderoj Angela Carinin për mënyrën se si luftoi edhe pse nuk arritëm ta shihnim, pamë vetëm shkrepje të vogla. Më vjen keq edhe më shumë. Dje isha e emocionuar kur ajo shkroi se do të luftonte, sepse në këto gjëra me siguri ka rëndësi edhe përkushtimi, koka, karakteri. Për mendimin tim, nuk ishte një ndeshje e barabartë”, tha Meloni.

Gjithashtu, prania e Khelif në Paris ka qenë objekt debati orët e fundit duke qenë se në mars të vitit të kaluar ajo u skualifikua në prag të finales së titullit për shkak të niveleve të larta të testosteronit.

/Vizionplus.tv/

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.