Raketa e Izraelit goditi dhomën ku po flinte, dalin pamjet nga godina ku u vra lideri i Hamasit

Vrasja ne Teheran e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh ka nxehur gjakrat në Lindjen e Mesme, ndërkohë që Irani është betuar për hakmarrje. Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamje nga një godinë në Teheran, ku mendohet se ka qenë strehuar lideri i Hamasit në momentin e sulmit. NYT shkruan se pjesa e godinës […]

Gusht 1, 2024 - 15:45
 0
Raketa e Izraelit goditi dhomën ku po flinte, dalin pamjet nga godina ku u vra lideri i Hamasit

Vrasja ne Teheran e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh ka nxehur gjakrat në Lindjen e Mesme, ndërkohë që Irani është betuar për hakmarrje.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamje nga një godinë në Teheran, ku mendohet se ka qenë strehuar lideri i Hamasit në momentin e sulmit.

NYT shkruan se pjesa e godinës ku dyshohet se ka qenë strehuar Haniyeh ka pësuar dëmtime dhe është mbuluar me një rrjetë të gjelbër, që përdoret zakonisht në kantieret e ndërtimit.

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi vrasjen e Haniyeh dy ditë më parë, por nuk dha detaje mbi mekanizmin e përdorur nga Izraeli. Ekspertët mendojnë se Izraeli ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi nga një zonë jashtë territorit të Iranit duke patur më herët informacion të saktë për dhomën se ku po flinte Haniyeh.

Raketa ka goditur në orën 02:00 të mëngjesit duke e lënë atë të vrarë në vend bashkë me një badigard.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.