VIDEO/ Dalin pamjet e operacionit të SPAK, tre të arrestuar, kapet sasi e madhe armësh

Këto janë pamjet e arrestimit të anëtarëve të një grupi kriminal që transportonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar. Uniformat blu

Gusht 1, 2024 - 15:55
 0
VIDEO/ Dalin pamjet e operacionit të SPAK, tre të arrestuar, kapet sasi e madhe armësh

Këto janë pamjet e arrestimit të anëtarëve të një grupi kriminal që transportonte armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Uniformat blu njoftojnë se gjatë operacionit janë sekuestruar arsenal armësh i përbërë nga 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov), qindra fishekë, lazera që i montohen armëve speciale dhe shërbejnë për qitje në distancë, si dhe pajisje optike.

Operacioni është kryer me urdhër të SPAK, teksa arsenali i armëve u gjet në banesën e një nga të arrestuarve

“Sekuestrohet një arsenal armësh i përbërë nga 25 armë zjarri (24 pistoleta dhe 1 kallashnikov),

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 shtetas të cilët u kapën në Tiranë.

Vijon puna në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet britanike, për kapjen e 3 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë fshehur në Mbretërinë e Bashkuar, për të cilët GJKKO ka caktuar të njëjtën masë sigurie.

Konretisht janë arrestuar shtetasit: Adulla Hoxhaj, 44 vjeç, Bojken Turtulli, 21 vjeç, Rifat Avdiaj, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në 6 banesa, në Tiranë dhe në Tropojë.

Ndërkohë, hetimet lidhur me këtë veprimtari kanë nisur prej muajit prillit të vitit 2023.

“Në muajin prill 2023, Policia, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, sekuestroi në Portin e Durrësit, një tjetër arsenal armesh (8 pistoleta) që do trafikoheshin drejt Mbretërisë së Bashkuar, me një furgon me targa angleze, drejtuesi i të cilit u vu në pranga”, thuhet më tej në njoftim.

Po ashtu, autoritetet po punojnë për kapjen e të tjerë personave të përfshirë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.