Shira të dendura dhe përmbytje në Kinë, 30 të vdekur e 35 të zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm në Kinë kanë vrarë të paktën 30 persona dhe kanë lënë të paktën 35 të zhdukur, njoftoi sot media shtetërore,

Gusht 1, 2024 - 18:50
 0
Shira të dendura dhe përmbytje në Kinë, 30 të vdekur e 35 të zhdukur

Shirat e rrëmbyeshëm në Kinë kanë vrarë të paktën 30 persona dhe kanë lënë të paktën 35 të zhdukur, njoftoi sot media shtetërore, pasi vendi po përballet me ngjarje ekstreme të motit dhe temperatura të pazakonta lokale.

Një pjesë e madhe e veriut është prekur nga valët e të nxehtit, përfshirë kryeqytetin Pekin, ku termometri kaloi 35 gradë Celsius për ditë të tëra, ndërsa kalimi i tajfunit Gaemi javën e kaluar shkaktoi shira të dendur dhe përmbytje në pjesët jugore dhe lindore të vendit.

Më pas tajfuni u dobësua, por edhe pjesa qendrore e vendit u përball me efektet e motit të keq.

Qarku, 1500 kilometra në jugperëndim të Pekinit, regjistroi reshje rekord në fillim të kësaj jave me 645 mm shi në 24 orë, njoftoi në atë kohë agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua. Një fshat pranë këtij qyteti në provincën Hunan (në qendër) u shkëput përkohësisht nga pjesa tjetër e botës, pa qasje në komunikime apo rrjet rrugor. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.