10 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Gaza

Forcat izraelite sulmuan një shkollë në Sejaya të Gazës të enjten, duke vrarë të paktën 10 persona, njoftoi agjencia palestineze e mbrojtjes civile.

Gusht 1, 2024 - 19:40
 0
10 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Gaza

Forcat izraelite sulmuan një shkollë në Sejaya të Gazës të enjten, duke vrarë të paktën 10 persona, njoftoi agjencia palestineze e mbrojtjes civile.

Kanali Al Aqsa i lidhur me Hamasin raportoi 15 të vdekur nga ky sulm. Kishte pasur përleshje të mëparshme midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite pretendoi se kishte në shënjestër militantët që vepronin nga një kompleks brenda shkollës, e cila përdorej nga Hamasi si strehë.

“Para sulmit, u morën shumë masa për të zbutur rrezikun për civilët”, shtoi ushtria, duke vënë në dukje se për këtë qëllim, ndër të tjera, u përdorën edhe municione precize.

Forcat izraelite nuk specifikuan nëse kishte viktima apo sa kishte, por akuzuan Hamasin për përdorimin e qëllimshëm të objekteve civile, si spitalet dhe shkollat, për qëllime ushtarake. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.