Situata drejt normalitetit… Shëngjinit i rikthehen pushuesit e larguar nga frika e përhapjes së zjarrit
Shëngjini dalëngadalë po fillon t’i kthehet normalitetit. Flakët që ranë në kodrat që rrethojnë Shëngjinin dëmtuan dhjetëra ha sipërfaqe me bimësi dhe pisha. Bashkia e Lezhës do të nisë verifikimin për një bilanc të dëmeve, ndërkohë në vijën bregdetare pushuesit kanë vijuar plazhin 3 ditë pas një situate kaotike në Ranën e Hedhun tashmë jeta […]
Shëngjini dalëngadalë po fillon t’i kthehet normalitetit. Flakët që ranë në kodrat që rrethojnë Shëngjinin dëmtuan dhjetëra ha sipërfaqe me bimësi dhe pisha.
Bashkia e Lezhës do të nisë verifikimin për një bilanc të dëmeve, ndërkohë në vijën bregdetare pushuesit kanë vijuar plazhin 3 ditë pas një situate kaotike në Ranën e Hedhun tashmë jeta ka rifilluar sërish në këtë zonë.
Për Zamira Sylën operatore turistike që operon në këtë zonë, nuk ka qenë një situatë aspak e lehtë, por ajo thotë se tashmë çdo gjë po i kthehet normalitetit dhe pushuesit po e preferojnë sërish si zonë.
“Tregon pak për situatën e zjarrit, që ishte shumë pranë biznesit të saj. Tregon që kanë filluar pushues dhe ca duhet të bëjnë që situata t’i kthehet normaliteti”, tha ajo.
Pushues nga Shqipëria dhe Kosova kanë zgjedhur t’i shijojnë sërish disa ditë pushimi në këtë zonë, duke u shprehur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
E konsideruar si një nga perlat e Adriatikut, Rana e Hedhun në Shëngjin, pas zjarrit të fuqishëm që solli jo pak dëme në zonat pyjore, po rikthehet sërish në normalitet.
E gjithë zona e Ranës së Hedhun ka frekuentim maksimal ashtu si edhe pjesa tjetër e Shëngjinit dhe situata nga zjarri konsiderohet krejtësisht e tejkaluar.
What's Your Reaction?