Vdekja e liderit të Hamasit, Erdogan shpall ditë zie kombëtare të premten

E premtja është shpallur ditë zie kombëtare për vdekjen e Ismail Haniya në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdogan. E premtja është ditë lutjeje

Gusht 1, 2024 - 22:35
 0
Vdekja e liderit të Hamasit, Erdogan shpall ditë zie kombëtare të premten

E premtja është shpallur ditë zie kombëtare për vdekjen e Ismail Haniya në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

E premtja është ditë lutjeje për muslimanët dhe e nesërmja përkon me varrimin e Ismail Haniya në Katar.

“Për të shprehur mbështetjen tonë për luftën palestineze dhe solidaritetin tonë me vëllezërit tanë palestinezë, nesër, e premte, 2 gusht është shpallur zie kombëtare njëditore, për shkak të martirizimi i kreut të Byrosë Politike të Hamasit Ismail Haniya. I kujtoj me nderim Ismail Haniya dhe të gjithë dëshmorët palestinezë dhe si në emër të vetes ashtu edhe të kombit tim, i shpreh ngushëllimet e mia popullit palestinez”, shkruan në Platformën X, presidenti turk.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.