Rreth 1900 emigrante votuan vjet ne Bashkine Himare. Po sivjet?

Nga Eduard Zaloshnja Zgjedhjet e prillit 2021 krijuan nje mundesi unike statistikore per te llogaritur se sa zgjedhes te ketushem votojne. Kjo, sepse kufijte ishin te mbyllur prej pandemise dhe nuk mund te vinin emigrante nga jashte per te votuar. Ajo situate ishte vecanerisht domethenese statistikisht per territorin e Bashkise Himare, ku votuan vetem 5900 […]

Gusht 2, 2024 - 09:30
 0
Rreth 1900 emigrante votuan vjet ne Bashkine Himare. Po sivjet?

Nga Eduard Zaloshnja

Zgjedhjet e prillit 2021 krijuan nje mundesi unike statistikore per te llogaritur se sa zgjedhes te ketushem votojne. Kjo, sepse kufijte ishin te mbyllur prej pandemise dhe nuk mund te vinin emigrante nga jashte per te votuar.

Ajo situate ishte vecanerisht domethenese statistikisht per territorin e Bashkise Himare, ku votuan vetem 5900 zgjedhes te ketushem.

Dy vjet me pas ne maj 2023, kur kufijte ishin te hapur, ne te njejtin territor, votuan 7800 zgjedhes. Plot 1900 me shume se sa kur kufijte ishin te mbyllur.

Nga analiza e pjesemarrjes ne keto dy zgjedhje, gershetuar me rezultatet e nje sondazhi qe zhvillova fundjaven e shkuar, me rezulton se rreth 1400 votues qe u shtuan vjet nga prurjet e emigranteve, erdhen te votojne per Belerin dhe rreth 500 per Goron. Kjo epersi e prurjeve nga jashte beri qe Beleri ta zbuste supremacine 59% qe kishte patur PS dy vjet me pare ne territorin e Bashkise Himare, kur vetem zgjedhesit e ketushem mund te votonin.

Po te djelen sa votues mund te vijne nga jashte dhe per ke do vijne ne Bashkine Himare?

Eshte e pritshme qe per Gjikurine te vijne po aq sa erdhen per Belerin. Dhe nese per Tavon vijne po aq sa erdhen per Goron, do te kemi nje rezultat me fotofinish.

Por nese per Tavon vijne me shume se 500 votues, siç ka ndodhur ne shume fushata te tij te meparshme, Tavo e vulos fitoren. Sepse sondazhi qe zhvillova para nje jave tregonte se ai kishte nje eperi prej rreth 1000 votash nder zgjedhesit e ketushem.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.