I akuzuar për disa vepra penale, arrestohet 62-vjeçari në Gjermani, kërcënime dhe ngacmime seksuale

Autoritetet gjermane kanë vënë në pranga një shqiptar të Kosovës, i cili rezulton në kërkim. 62-vjeçari akuzohet për disa vepra penale që lidhen

Gusht 2, 2024 - 09:50
 0
I akuzuar për disa vepra penale, arrestohet 62-vjeçari në Gjermani, kërcënime dhe ngacmime seksuale

Autoritetet gjermane kanë vënë në pranga një shqiptar të Kosovës, i cili rezulton në kërkim.

62-vjeçari akuzohet për disa vepra penale që lidhen me kanosjen, ngacmim seksual apo kërcënim për dhënie pasurie.

Ai ka kërcënuar një person që t’i jepte 5 mijë euro ose në të kundërt do të publikonte foto intime, teksa dyshohet se ka ngacmuar seksualisht edhe mbesën e personit që ka kërcënuar.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 03.02.2022, i ka caktuar masen e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Ngacmimi seksual”. Shtetasi F. I. dyshohet se ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pritet ekstradimi i tij./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.