EMRAT/ Furnizonte me dr*gë “Diabolikun”, arrestohet në Dubai për llogari të Italisë narkotrafikanti shqiptar

Arrestimi i narkotrafikantit shqiptar Dorian Petoku në Duvai për llogari të Italuisë ka bërë bujë në mediat italiane. Petoku u arrestua në Dubai

Gusht 2, 2024 - 10:40
 0
EMRAT/ Furnizonte me dr*gë “Diabolikun”, arrestohet në Dubai për llogari të Italisë narkotrafikanti shqiptar

Arrestimi i narkotrafikantit shqiptar Dorian Petoku në Duvai për llogari të Italuisë ka bërë bujë në mediat italiane.

Petoku u arrestua në Dubai ku fshihej prej dhjetorit të vitit 2023 pasi ishte arratisur nga qendra rehabilituese në Nola të Napolit, ku ishte transferuar me një certifikatë mjekësore.

Ai u arrestua nga policia e Dubait në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

Petoku njihiej si një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të kreut të një prej organizatave më të mëdha të drogës në Itali, Fabrizio Piscitelli i njohur ndryshe si “Diaboliku”, i cili u ekzekutua me plumb në kokë në 7 gusht të vitit 2019.

Majtas Dorian Petoku, djathtas Fabrizio Piscitelli (Diaboliku)

Pas vrasjes së Piscitelli, 35-vjeçari zgjeroi biznesin dhe pushtetin së bashku me kushëririn e tij Arben Zogun. /Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.