“Territori i pastër”, asgjesohen 8 mijë bimë kanabisi në Temal

Në vijim të operacionit “territori i pastër” janë asgjesuar 8 mijë bimë kanabisi në njësinë administrative të Temalit. Si rezultat i kontrolleve  nga

Gusht 2, 2024 - 11:55
 0
“Territori i pastër”, asgjesohen 8 mijë bimë kanabisi në Temal

Në vijim të operacionit “territori i pastër” janë asgjesuar 8 mijë bimë kanabisi në njësinë administrative të Temalit.

Si rezultat i kontrolleve  nga toka dhe nga ajri, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, në terrene shumë të veshtira, janë goditur disa raste të kultivimit dhe të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjenden në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësohen 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi.

Njoftimi:

Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet intensive nga toka dhe nga ajri, u kryen në zona me terren shumë të vështirë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve  nga toka dhe nga ajri, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, në terrene shumë të veshtira, janë goditur disa raste të kultivimit dhe të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjenden në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësohen 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi.  

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.