“Plumbi i artë”, GJKKO lë në fuqi masën arrest shtëpie për ish-gjyqtaren, Fetau e përlotur: Nuk e di për çfarë akuzohem

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oraganizuar ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren e Pajtime Fetau. Ish-gjyqtarja ëshët

Gusht 2, 2024 - 12:45
 0
“Plumbi i artë”, GJKKO lë në fuqi masën arrest shtëpie për ish-gjyqtaren, Fetau e përlotur: Nuk e di për çfarë akuzohem

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oraganizuar ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren e Pajtime Fetau.

Ish-gjyqtarja ëshët përlotur gjatë seancës duke theksuar se nuk është në dijeni se për çfarë e akuzojnë, ndëkrohë që për sekretaren e saj është lënë në fuqi masa e ndalimit për daljen jashtë vendit.

Seanca peër ish-gjytqaren e akuzuar peër korrupsion u zhvillua e veçuar nga 11 personat e tjerëe për të cilët është ekzekutuar masa e sigurisë në kuadër të vijimit të operacionit “Plumbi i artee”. Pas daljes nga seanca ish-gjyqtarja u shpreh se s’ka asgjee peer tee theenee.

Kujtojmë që masa “arrest shtëpie” ndaj ish gjyqtares Fetahu u ekzekutua dy ditë më parë në vijim të operacionit “Plumbi i Artë”, ku kisht një listë prej 36-urdhërarrestesh, ku ndodheshin emra të lidhur me botën e krimit, mes tyre edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të drejtësisë dhe policisë.

Gjatë operacionit “Plumbi i Artë” të zhvilluar dy ditë më parë në Elbasan përveç ekzekutimit të masës nga ish-gjyqtares fetahu u arrestua edhe zv.Drejtori i Burgut të Bradasheshit, Martin Musai.

Po ashtu në të njëjtën ditë u arrestua edhe ish-shefi i krimeve të Durrësit Agustin Cinari. Ndëkrohë në listën e urdhëarresteve ishte edhe i shumëkërkuari Talo Çela si dhe vëllezërit Çopja.

Pas dëshmive të dhëna nga të penduarit e drejtësisë dhe zbërthimit të aplikacionit SKY EÇ, janë zbardhur 6 vrasje, mes tyre është zbardhur edhe masakra e Bradasheshit në dhjetor të 2018 ku u vra Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas Turk.

Në 36-urdhërarreste mes tyre ishin emrat e Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.