Siguri apsolute në mbrojtje, Bajrami bind trajnerin e Benfikës

Adrian Bajrami është emri i ri që i shtohet sigurisë në mbrojtjen e kombëtares shqiptare. Pak vite më parë ishte Edi Reja ai

Gusht 2, 2024 - 13:45
 0
Siguri apsolute në mbrojtje, Bajrami bind trajnerin e Benfikës

Adrian Bajrami është emri i ri që i shtohet sigurisë në mbrojtjen e kombëtares shqiptare.

Pak vite më parë ishte Edi Reja ai që theksoi se një mbrojtës i talentuar shumë shpejt do të ishte garanci për kombëtaren shqiptare.

Sot Adrian Bajrami nuk konsiderohet më si një e ardhme, por një e tashme e sigurtë.

Mbrojtësi shqiptar i ciluan me Benfikën, ka zhvilluar 6 ndeshje radhazi si titullar me skuadrën, duke bindur trajnerin për kualitetin e tij.

Sipas asaj që shkruajnë mediat portugeze, Bajrami ka bindur Roxher Shmid.

Një mbrojtës i rafinuar, i cili punon në mënyrë perfekte dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës së parë sezonin e ri si mbrojtës i katërt i Benfikës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.