VIDEO/ Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, akuzohet se planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit! Me 6 të tjerë vrau Santiago Malkon

I konsideruar si një ndër rivalët më të fortë të të zhdukurit Ervis Martinaj, këtë të premte (2 gusht 2024) u ekstradua nga Belgjika, Leonard Duka. 37-vjeçari, ishte shpallur në kërkim me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme si një prej autorëve të vresjes së Santiago Malkos, në atë kohë krah i […]

Gusht 2, 2024 - 16:55
 0
VIDEO/ Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, akuzohet se planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit! Me 6 të tjerë vrau Santiago Malkon

I konsideruar si një ndër rivalët më të fortë të të zhdukurit Ervis Martinaj, këtë të premte (2 gusht 2024) u ekstradua nga Belgjika, Leonard Duka.

37-vjeçari, ishte shpallur në kërkim me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme si një prej autorëve të vresjes së Santiago Malkos, në atë kohë krah i djathtë i Martinajt, ngjarje kjo e ndodhur në gusht 2019 në rrugën “Xhanfize Keko”. Liria për Dukën zgjati për disa vjet, por u arrestua në Belgjikë më 14 shkurt 2024 dhe gjykatat atje dhanë dritën jeshile për ekstradimin e tij drejt Tiranës.

Policia publikoi pamjet e momentit kur Duka zbret në Rinas nën masa të rrepta sigurie.
“Leonard Duka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Leonard Duka dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi Santiago Malko. Gjithashtu, shtetasi Leonard Duka në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Ervis Martinajt, Er. Mi. dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre” informoi sot policia e shtetit.
Gjatë kohës që ai ishte në pritje të një vendimi për ekstradim, në maj 2024, një tjetër masë sigurie u firmos në ngarkim të tij, kësaj here në kuadër të operacionit “Revanshi”, përmes së cilit u zbardhën disa ngjarje kriminale me ndihmën e komunikimeve të dekoduara në aplikacionin “SkyECC”. Në dosje thuhet se Leonard Duka bashkëpunoi me Durim Bamin dhe Endrit Doklen për të eliminuar Ervis Martinajn, atentat që mbeti vetëm në tentativë, derisa mbreti i lojërave të fati u zhduk në gusht 2022 pa lënë gjurmë.
Në të njëjtën dosje është një komunikim interesant i zhvilluar mes rivalëve të përjetshëm, të cilët më herët kishin qenë miq. Pas vrasjes së Santiago Malkos, Martinaj i shkruan Dukës se nuk e vriste dot me ata që ai i quan “gabelët e Vlorës” dhe e akuzon direkt se kishte vrarë Malkon pasi Martinaj goditi babanë e Leonardit. Në bisedat e tyre bie në sy edhe e tentativa e mbylljes së hesapeve nga të dyja palët.
Për vrasjen e Santiago Malkos, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 25 vjet burg Blendi Tetën, 28 vjet për Ilir Selmanin dhe prishje të dënimit 7 vjet burg të shkallës së parë për Elvis Gacaj dhe dërgimin e çështjes në ngarkim të tij në Gjykatën e Tiranës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.