VIDEO/ Dy policë e mbajnë prej krahu, momenti kur Leonard Duka mbërrin në Shqipëri

Vizion Plus ka siguruar pamjet e momentit kur Leonard Duka mbërrin në Shqipëri. Siç duket në video, ai ka zbritur në aeroportin e

Gusht 2, 2024 - 17:45
 0
VIDEO/ Dy policë e mbajnë prej krahu, momenti kur Leonard Duka mbërrin në Shqipëri

Vizion Plus ka siguruar pamjet e momentit kur Leonard Duka mbërrin në Shqipëri.

Siç duket në video, ai ka zbritur në aeroportin e Rinasit dhe është shoqëruar nga forca të shumta policie.

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare u arretsua rreth një vit më parë në Belgjikë.

Ai akuzohet për një sërë veprash penale: “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Duka njihet edhe si armiku i betuar i Ervis Martinajt, teksa nga dosjet e SPAK u zbulua edhe plani i tij për të eliminuar mbretin e lojërave të fatit, i zhdukur prej dy vjetësh.

Grupet rivale shpeshherë janë përplasur mes tyre, duke shënuar edhe viktima.

Një nga të vrarët e parë të rivalitetit mes dy bandave ishte pikërisht Santiago Malko. Por edhe pas atentatit me tre viktima në Fushë-Krujë dyshohet se qëndrojnë pikërisht anëtarët e grupi të Dukajve.

Për vrasjen e Malkos deri më tani është dënuar vetëm Blendi Teta, konkretisht me 25 vite burg. Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë vëllai i Leonard Dukës, Erlis Duka, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Referuar dosjes së hetimit mësohet se ekzekutori dyshohet të jetë Fatmir Hyseni e ndërsa vëllezërit Duka kanë patur rolin e organizatorëve. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.