Alarm për bombë në Paris, shumë pranë stadiumit të Lojrave Olimpike

Alarm për bombë në lagjen Saint-Denis të Parisit. Në zonën përreth stacionit të trenit Saint-Denis – Porte de Paris, jo shumë larg stadiumit Stade de France, ku prej dje po zhvillohen garat e atletikës për Lojërat Olimpike, aktualisht gjithçka është e rrethuar. Alarmi u krijua pasi u zbulua një objekt i dyshimtë. Sipas informacioneve, policia […]

Gusht 2, 2024 - 18:00
 0
Alarm për bombë në Paris, shumë pranë stadiumit të Lojrave Olimpike

Alarm për bombë në lagjen Saint-Denis të Parisit.

Në zonën përreth stacionit të trenit Saint-Denis – Porte de Paris, jo shumë larg stadiumit Stade de France, ku prej dje po zhvillohen garat e atletikës për Lojërat Olimpike, aktualisht gjithçka është e rrethuar.

Alarmi u krijua pasi u zbulua një objekt i dyshimtë. Sipas informacioneve, policia është në pritje të “Skuadrës së Bombave”, e specializuar për raste të tilla.

Stadiumi aty pranë, ku u zhvilluan në mëngjes disa disiplina të atletikës ishte bosh në momentin e alarmit të bombës. Seanca e parë e ditës përfundoi rreth orës 13:00, seanca e dytë e pasdites fillon në orën 17:40.

Kontrollet e sigurisë në hyrjet e stadiumit janë forcuar menjëherë disa herë në krahasim me mëngjesin.

Për shkak të rrezikut të shtuar gjatë Lojërave Olimpike Verore, masat e sigurisë në kryeqytetin francez janë rritur në maksimum dhe autoritetet janë në gatishmëri gjatë gjithë kohës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.