Fluks vizitash në pediatri, qindra fëmijë në ditë paraqiten me viroza, Covid dhe meningit

Edhe pse Tirana duket e zbrazët këtë fillim gushti, urgjenca e pediatrisë në QSUT është ne kulmin e punës. Virozat klasike të verës, prania e Covid-19 si dhe qarkullimi i disa infeksioneve respiratore jo të zakonta në këtë periudhë të nxehtë, kanë shtuar ngarkesën dhe shtrimet në spitalin pediatrik. Mbi 350 fëmijë paraqiten çdo ditë […]

Gusht 2, 2024 - 18:30
 0
Fluks vizitash në pediatri, qindra fëmijë në ditë paraqiten me viroza, Covid dhe meningit

Edhe pse Tirana duket e zbrazët këtë fillim gushti, urgjenca e pediatrisë në QSUT është ne kulmin e punës.

Virozat klasike të verës, prania e Covid-19 si dhe qarkullimi i disa infeksioneve respiratore jo të zakonta në këtë periudhë të nxehtë, kanë shtuar ngarkesën dhe shtrimet në spitalin pediatrik. Mbi 350 fëmijë paraqiten çdo ditë në shërbimin e urgjencës ku sipas mjekëve piku i vizitave shënohet në orët e mbrëmjes.

Temperatura e lartë dhe rezistente është karakteristike e të gjitha virozave në qarkullim por edhe e Coivid-19.

Mjekët tregojnë se nuk ka fëmijë në gjendje të rëndë me Covid, por thonë se këtë verë nuk mungojnë infektimet nga Meningiti të cilat janë izoluar dhe po trajtohen sipas portokollit të sëmundjes.

Në këtë periudhë fluksi mjekët e Pediatrisë thonë se jo të gjithë fëmijët që paraqiten në spital janë raste urgjente. Ata kërkojnë bashkëpunimin e prindërve të cilët pikën e parë të kontaktit duhet të kenë mjekun e familjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.