Roma firmos me lojtarin, në ekip mbërrin një sulmues

Tani është edhe zyrtare. Roma ka mirëpritur Dovbyk, sulmues i cili vjen nga Girona. Lajmi është konfirmuar nga klubi, në rrjetet sociale. “AS Roma është e kënaqur të mirëpresë Artem Dovbyk në familjen tonë. Lojtari ukrainas, i lindur në vitin 1997, është një qendërsulmues i fortë fizikisht, i cili sezonin e kaluar luajti për Girona, […]

Gusht 2, 2024 - 19:00
 0
Roma firmos me lojtarin, në ekip mbërrin një sulmues

Tani është edhe zyrtare. Roma ka mirëpritur Dovbyk, sulmues i cili vjen nga Girona. Lajmi është konfirmuar nga klubi, në rrjetet sociale.

“AS Roma është e kënaqur të mirëpresë Artem Dovbyk në familjen tonë. Lojtari ukrainas, i lindur në vitin 1997, është një qendërsulmues i fortë fizikisht, i cili sezonin e kaluar luajti për Girona, klubi me të cilin u arrit një marrëveshje për transferimin e tij të përhershëm te skuadra jonë” – shkruan klubi kryeqytetas.

27-vjeçari në La Liga në sezonin e fundit u impenjua në 36 ndeshje, teksa realizoi 24 gola dhe dhuroi 8 asiste. “Jam i lumtur që jam bërë pjesë e kësaj skuadre, forca Roma” – ishin fjalët e para të lojtarit pas transferimit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.