700 mijë ukrainas pritet të largohen nga vendi për shkak të luftës

Ukraina pret një emigrim më të madh të popullsisë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, veçanërisht për shkak të shkatërrimit të termocentraleve në

Gusht 2, 2024 - 20:15
 0
700 mijë ukrainas pritet të largohen nga vendi për shkak të luftës

Ukraina pret një emigrim më të madh të popullsisë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, veçanërisht për shkak të shkatërrimit të termocentraleve në vend nga bombardimet ruse.

Sipas një raporti të Bankës Qendrore të Ukrainës të publikuar dje, 400,000 njerëz do të largohen nga vendi këtë vit dhe 300,000 vitin e ardhshëm, që është më shumë se sa ishte parashikuar në raportin e mëparshëm nga prilli.

Ky fenomen tregon përshpejtimin e largimeve nga vendi i shkatërruar nga pushtimi rus i nisur në vitin 2022 dhe ku një emigrim i madh ishte regjistruar tashmë para luftës.

Numri i largimeve të pritshme është rritur për shkak të shkatërrimit në shkallë të gjerë të sistemit energjetik të Ukrainës, i cili shoqërohet me ndërprerje të zgjatura të energjisë dhe rrit rrezikun për sezonin e ngrohjes, shtoi banka qendrore.

Këtë vit, Rusia kreu disa sulme në rrjetin elektrik të Ukrainës dhe shkatërroi ose dëmtoi shumë termocentrale, gjë që çoi në ndërprerje të shpeshta të energjisë dhe shkaktoi frikën e dimrit të ardhshëm.

Megjithëse autoritetet ukrainase njoftuan në fund të korrikut se situata energjetike e vendit po përmirësohej falë riparimeve, Rusia mund të sulmonte sërish infrastrukturën në çdo kohë, duke qenë se mbrojtja kundërajrore është e pamjaftueshme për të mbrojtur të gjitha objektivat e mundshme.

Banka Qendrore njoftoi se ndërprerjet e energjisë elektrike ndikojnë negativisht në aktivitetin ekonomik, gjë që ul kërkesën për fuqi punëtore dhe nxit më tej migrimin. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.