Stuhi dhe shira në Gjermani, përmbyten rrugët, evakuohen banorët me varka

Një mot i keq me stuhi dhe shira ka “pushtuar” Gjermaninë. Stuhia përmbyti rrugët dhe shkaktoi dëme në pjesë të ndryshme të Gjermanisë,

Gusht 2, 2024 - 21:30
 0
Stuhi dhe shira në Gjermani, përmbyten rrugët, evakuohen banorët me varka

Një mot i keq me stuhi dhe shira ka “pushtuar” Gjermaninë.

Stuhia përmbyti rrugët dhe shkaktoi dëme në pjesë të ndryshme të Gjermanisë, ndërsa pjesa tjetër e vendit po përgatitet për stuhi.

“Shiu shkaktoi përmbytje dhe pemë të shkulura. Disa persona kanë mbetur të bllokuar në makinat e tyre. Shërbimet e urgjencës u thirrën në qindra lokacione”, shkruajnë mediat gjermane.

Ekipet e shpëtimit evakuuan njerëzit nga shtëpitë e përmbytura me varka. Dëmi më i madh ka ndodhur në Untermerzbach, ku rrufeja ndoshta i ka vënë flakën një magazine me 60 deri në 70 automjete.

Në Trendelburg-Gottsbieren, uji në rrugë ishte deri në dy metra i lartë.

Janë raportuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe janë dëmtuar disa pompa uji, çka nënkupton rrezikun e shembjes së ujësjellësit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.