Kamala Harris zyrtarisht rivale e Trump, fiton besimin e delegatëve demokratë

Zv/Presidentja e SHBA, Kamala Harris do të jetë edhe zyrtarisht sfidantja e Donald Trump në garën presidenciale të nëntorit, pasi ka marrë votëbesimin e delegatëve demokratë. Harris  mori zyrtarisht numrin e nevojshëm të votave nga delegatët për t’u bërë kandidatja e Partisë Demokratike për presidencën dhe e para grua nga komuniteti i njerëzve me ngjyrë […]

Gusht 3, 2024 - 09:25
 0
Kamala Harris zyrtarisht rivale e Trump, fiton besimin e delegatëve demokratë

Zv/Presidentja e SHBA, Kamala Harris do të jetë edhe zyrtarisht sfidantja e Donald Trump në garën presidenciale të nëntorit, pasi ka marrë votëbesimin e delegatëve demokratë.

Harris  mori zyrtarisht numrin e nevojshëm të votave nga delegatët për t’u bërë kandidatja e Partisë Demokratike për presidencën dhe e para grua nga komuniteti i njerëzve me ngjyrë që pretendon postin.

Komitetit Kombëtar i Demokratëve bëri me dije se në votimin që u krye online, Harris mblodhi më shumë se gjysmën e votave të delegatëve.

Pak pas votimit, Harris deklaroi se ndihej e “nderuar” që e ka kaluar atë prag. Ajo shtoi se do të pranojë zyrtarisht nominimin në konventën e partisë që do të mbahet në Çikago në mes të gushtit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.