Euro, tregu dhe Banka e Shqipërisë: Faktorët që frenojnë kursin e këmbimit

Nuk ka të ndalur thepisja e monedhës europiane në tregun shqiptar. Faktorët janë të shumë, por për periudhën bie në sy rritja e fluksit turistik dhe sidomos rritja e kredisë në lekë që ka sjellë mbivlerësimin rekord të monedhës shqiptare. Grafikët javorë të kursit të këmbimit e vërtetojnë këtë, ndërsa krahasimi i kësaj rënieje të […]

Gusht 3, 2024 - 10:25
 0
Euro, tregu dhe Banka e Shqipërisë: Faktorët që frenojnë kursin e këmbimit

Nuk ka të ndalur thepisja e monedhës europiane në tregun shqiptar.

Faktorët janë të shumë, por për periudhën bie në sy rritja e fluksit turistik dhe sidomos rritja e kredisë në lekë që ka sjellë mbivlerësimin rekord të monedhës shqiptare.

Grafikët javorë të kursit të këmbimit e vërtetojnë këtë, ndërsa krahasimi i kësaj rënieje të euros në vitin e fundit tregon se trendi nuk ka të ndaluar.

Sikurse shihet në grafik, kursi zyrtar i është afruar më shumë se kurrë më parë kufirit simbolik të 100 lekëve. Sipas ekspertëve të tregut valutor, kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektin e faktorit sezonal, me një prurje e madhe e valutës së huaj.

Të dhënat historike tregojnë se kulmi i efektit sezonit veror mbi kursin e këmbimit arrihet mes fundit të muajit korrik dhe fillimisht të muajit gusht.

Ja si e paraqit Banka e Shqipërisë këtë ndryshim të monedhës brenda një viti kalendarik.

Po ndërsa në gushtin e kaluar një euro këmbehej me 111,41 lekë, këtë vit, efekti sezonal ka qenë më pak i dukshëm, për shkak të ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, e cila po kryen blerje direkte të valutës.

Ka tre muaj që Banka e Shqipërisë kërkon të mos e lejojë rënien e euros poshtë kufirit të 100 lekëve. Ekspertët valutore thonë se në qoftë se forcat e tregut do të ishin të lënë të vepronin lirisht, euro prej muajsh do të këmbehej dukshëm poshtë nivelit të 100 lekëve.

Edhe forcimi i lekut ka pasur rol. Rritja e kreditimit dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të frenuar forcimin e monedhës vendase e kanë rritur ofertën monetare të Lekut në nivelin më të lartë prej më shumë se dy vitesh.

Rritja e shpejtë e kredisë në monedhën vendase duket të jetë faktor kryesor. Ajo që vihet re, ka një rezultante: blerja e valutës së huaj dhe injektim në tregu të sasive të shtuara të lekut.

Gazetar Bardhi Sejdarasi

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.