Dozat me kanabis gati për shitje, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Një 33-vjeçar i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës ka rënë në prangat e policisë. Po ashtu

Gusht 3, 2024 - 10:50
 0
Dozat me kanabis gati për shitje, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Një 33-vjeçar i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës ka rënë në prangat e policisë.

Po ashtu janë sekuestruar 232 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Tiranë. /vizionplus.tv

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.