Të shtëna me armë gjatë natës në Shkodër, policia shoqëron autorin

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Sipas burimeve policore, rreth orës 03.00 të mëngjesit

Gusht 3, 2024 - 10:50
 0
Të shtëna me armë gjatë natës në Shkodër, policia shoqëron autorin

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkodër.

Sipas burimeve policore, rreth orës 03.00 të mëngjesit një person ka qëlluar në ajër në zonën e Prek Calit në lagjen Rus.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa policia pas sinjalizimit dhe hetimeve të kryera ka bërë shoqërimin në komisariat të autorit të dyshuar dhe dy personave të tjerë.

Ende mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, teksa vijon puna hetimore e policisë dhe prokurorisë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.