Bizneset e familjarët ulën detyrimet, ujësjellësit, ministritë e bashkitë më borxhlinjtë ndaj OSHEE

Bizneset dhe familjet janë më të ndërgjegjshmit në pagesat e faturave të energjisë elektrike, por edhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për përudhën janar-qershor 2024 këto dy kategori dhanë kontributin më të lartë. Pavarësisht prekjes nga kriza e çmimeve ato janë të parët në likuidimin e detyrimeve. […]

Gusht 3, 2024 - 11:40
 0
Bizneset e familjarët ulën detyrimet, ujësjellësit, ministritë e bashkitë më borxhlinjtë ndaj OSHEE

Bizneset dhe familjet janë më të ndërgjegjshmit në pagesat e faturave të energjisë elektrike, por edhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për përudhën janar-qershor 2024 këto dy kategori dhanë kontributin më të lartë. Pavarësisht prekjes nga kriza e çmimeve ato janë të parët në likuidimin e detyrimeve.

“Shoh një ndërgjegjësim të qytetarëve kundrejt detyrimeve. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm që këto nuk falen. Ana e dytë pozitive lidhet dhe me angazhimin e biznesit për ta shlyer pjesën e detyrimeve”, thotë për A2 CNN Teuta Nunaj Kortoçi, eksperte ekonomie.

Më konkretisht klientët privatë ulën detyrimet në 6 muajt e parë të vitit me 1.18 miliardë lekë duke arritur në 10.5 miliardë lekë. Ndërsa borxhi i klientëve familjarë ka zbritur në 44.2 miliardë lekë me një shlyerje 1.11 miliardë lekë.

Bizneset e familjarët ulën detyrimet, ujësjellësit,

Ndërkohë institucionet shtetërore janë ato që nuk po u mbyllin dot borxhet ndaj OSHEE. Madje ato buxhetore, ku përfshihen kryesisht  ministritë, institucionet e varësisë, agjencitë apo institucione të tjera të pavarura dhe kushtetuese, e rritën borxhin me  12 milionë lekë në gjysmën e parë të vitit. Ndërsa institucionet jobuxhetore si ujësjellësit e rritën borxhin me 402 milionë lekë deri në qershor.

Bizneset e familjarët ulën detyrimet, ujësjellësit,

“Vetëm përpara një viti Bashkia e Durrësit kishte rreth 50 milionë euro detyrime ndaj OSHEE. Këto institucione publike kanë një buxhet të garantuar nga shteti dhe jo si bizneset apo familjarët. Nuk shikoj të arsyeshme që institucionet publike të vazhdojnë me këtë gangrenë të krijuar”, thotë Nunaj Kortoçi.

Por në një plan të përgjithshëm borxhi i qytetarëve, bizneseve apo dhe institucioneve publike për faturat e papaguara të energjisë elektrike u reduktua në 79.01 miliardë lekë nga 80.8 miliardë lekë në fund të 2023.

Bizneset e familjarët ulën detyrimet, ujësjellësit,

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.