“Mëso duke pushuar”, mësuesit ndajnë këshilla të dobishme për fëmijët gjatë pushimeve verore

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur një rubrikë të re “Mëso duke pushuar”. Nëpërmjet saj mësuesit ndajnë disa këshilla të dobishme për fëmijët në këto ditë të pushimeve verore. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh në rrjetet sociale se përmes këtyre këshillave fëmijët mësojnë se si të qëndrojnë të angazhuar dhe […]

Gusht 3, 2024 - 11:50
 0
“Mëso duke pushuar”, mësuesit ndajnë këshilla të dobishme për fëmijët gjatë pushimeve verore

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur një rubrikë të re “Mëso duke pushuar”. Nëpërmjet saj mësuesit ndajnë disa këshilla të dobishme për fëmijët në këto ditë të pushimeve verore.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh në rrjetet sociale se përmes këtyre këshillave fëmijët mësojnë se si të qëndrojnë të angazhuar dhe të mësojnë gjatë pushimeve verore në aktivitete argëtuese dhe edukative që mund të bëhen në çdo vend.

Manastirliu u shpreh se “pushimet verore janë për t’u argëtuar, por gjithashtu mund të jenë një mundësi e shkëlqyer për ju të dashur nxënës që të vini në praktikë ato që keni mësuar në shkollë, duke zhvilluar aftësitë tuaj’

Rubrika e sotme nisi me disa këshilla nga mësuesja e arsimit fillor Tefta Saliasi në “Shkolla e kuqe”. Ajo jep disa këshilla sesi fëmijët mund të pasurojnë fjalorin dhe të përmirësojnë aftësinë e të lexuarit dhe të shkruarit të Gjuhës Shqipe.

“Merrni me vete libra me ilustrime të bukura, libra me aventura ose libra me mistere, Leximi do t’iu përfshijë në një botë imagjinare. Por në të njëjtën kohë do t’ju ndihmojë  të zgjeroni fjalorin dhe të përmirësoni aftësitë e të lexuarit. Mbani gjithashtu një ditar pushimesh ku të përshkruani përvojat dhe aventurat tuaja. Shkruani çdo ditë për aktivitet që keni bërë, për gjërat që keni parë,për ndjenjat dhe emocionet tuaja. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të praktikuar shkrimin dhe për të shprehur mendimet tuaja”, sugjeron mësuesja Tefta Saliasi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.