Mbi 4150 udhëtarë dhe 1350 autovetura brenda një dite në Portin e Durrësit

Fluksi i lartë i pasagjerëve drejt Shqipërisë ka bërë që Autoriteti Portual i Durrësit të shtojë linjat e operimit të trageteve dhe njëkohësisht edhe sportelet për përpunimin e të dhënave të pasagjerëve. Kryeministri Edi Rama ndau të shtunë në rrjetet sociale pamje nga Porti i Durrësit mëngjesin e së shtunës. “Numri i pasagjerëve të mbërritur […]

Gusht 3, 2024 - 13:05
 0
Mbi 4150 udhëtarë dhe 1350 autovetura brenda një dite  në Portin e Durrësit

Fluksi i lartë i pasagjerëve drejt Shqipërisë ka bërë që Autoriteti Portual i Durrësit të shtojë linjat e operimit të trageteve dhe njëkohësisht edhe sportelet për përpunimin e të dhënave të pasagjerëve.

Kryeministri Edi Rama ndau të shtunë në rrjetet sociale pamje nga Porti i Durrësit mëngjesin e së shtunës.

“Numri i pasagjerëve të mbërritur nga Italia vetëm në mëngjes ishte 4150 dhe 1350 autovetura”, shkruan Rama.

Me nisjen e sezonit veror në portin e Durrësit pati një fluks të lartë të udhëtarëve.

Fluksi progresiv solli edhe lundrime të dyfishta, me qëllim përballimin e fluksit, që ishte i përqendruar në hyrje për në Shqipëri.

Shqipëria në 6 muajt e parë të këtij viti u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj. Shifra shënon një rritje me 34% krahasuar me vitin e kaluar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.