Incidenti i Osmanit në aeroportin e Shkupit, reagon Ahmeti: Skandal i papranueshëm diplomatik
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti përmes rrjeteve sociale ka reaguar për incidentit që i ndodhi presidents së Kosovës, Vjosa
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti përmes rrjeteve sociale ka reaguar për incidentit që i ndodhi presidents së Kosovës, Vjosa Osmanit.
Në aeroportin e Shkupit, Osmanit iu kërkua nga punonjësit që t’i kontrollohej celulari i saj personal. Ahmeti e cilëson këtë kërkesë një skandal të paparanueshëm.
Ndër të tjera, në postimin e tij, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim kërkoi falje në emër të punonjësve në aeroport, duke theksuar se ndihet shumë i turpëruar nga ky gjest.
“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.
Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që t’i falin për arsye se nuk dinë se ç’bëjnë.
Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Vuçiçin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me radhë”, shkruan Ahmeti. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?