Shtohen 50 barna të rimbursueshme, 550 mijë qytetarë përfitojnë medikamente falas

Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjerojë mbulimin me barna të kushtueshme për sëmundjet e ndryshme dhe të rënda. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se, “listës së Barnave të Rimbursueshme i janë shtuar 50 medikamente të reja nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 12 forma doza të reja”. Ministrja […]

Gusht 3, 2024 - 16:35
 0
Shtohen 50 barna të rimbursueshme, 550 mijë qytetarë përfitojnë medikamente falas

Qeveria shqiptare ka vendosur të zgjerojë mbulimin me barna të kushtueshme për sëmundjet e ndryshme dhe të rënda.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se, “listës së Barnave të Rimbursueshme i janë shtuar 50 medikamente të reja nga të cilat 38 principe aktive të reja dhe 12 forma doza të reja”.

Ministrja bëri të ditur se 550 mijë qytetarë do të përfitojnë medikamente falas.

“Këto përditësime rrisin numrin e qytetarëve përfitues për trajtimin e patologjive të ndryshme, ku përveç risive, vëmendje të veçantë u është dhënë disa diagnozave onkologjike deri tani të pambuluara, duke siguruar më shumë opsione terapeutike për trajtim efikas të pacientëve”, tha zonja Koçiu.

Sipas saj, të gjitha këto barna të reja të shtuara në listën e medikamenteve të rimbursueshme, e çojnë listën në rreth 1345 medikamente që rimbursohen nga buxheti i shtetit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.