“The Sun” artikull për urdhër-arrestet e SPAK, reagon ambasadori i Shqipërisë në Britani: Mashtrim!

Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, ka reaguar ndaj medias britanike “The Sun” në lidhje me një artikull rreth urdhër-arresteve të lëshuara së fundmi nga SPAK. “The Sun” ka shkruar për hetimet dhe urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK ndaj një grupi kriminal specializuar në dërgimin e armëve nga Shqipëria në Angli. […]

Gusht 3, 2024 - 17:45
 0
“The Sun” artikull për urdhër-arrestet e SPAK, reagon ambasadori i Shqipërisë në Britani: Mashtrim!

Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, ka reaguar ndaj medias britanike “The Sun” në lidhje me një artikull rreth urdhër-arresteve të lëshuara së fundmi nga SPAK.

“The Sun” ka shkruar për hetimet dhe urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK ndaj një grupi kriminal specializuar në dërgimin e armëve nga Shqipëria në Angli.

Në rrjetin social “X” ambasadori Ferizi shkruan:

“Një titull mashtrues nga The Sun. Lavdërime policisë shqiptare për këtë në udhëheqjen dhe menaxhimin e këtij operacioni me ndihmën e SPAK dhe NCA ( Agjencisë Kombëtare Britanike kundra Krimit). Ja ku e keni një titull më të mirë. Policët trima shqiptarë sekuestrojnë armë të tmerrshme të destinuara për gangsterët djallëzor në Londër“.

Ky reagim vjen pas shkrimit të “The Sun”, të editorit të çështjeve ndërkombëtare Nick Parker, i cili i bën jehonë hetimit një vjeçar të prokurorit të SPAK, Adnan Xholi, dhe BKH, finalizuar me 4 urdhra arresti të ekzekutuar nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë janë lëshuar edhe tre urdhër-arreste të tjerë për anëtarët e këtij grupi, të cilët mendohet se janë në Britaninë e Madhe.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.