FOTO/ Tragjedia në Itali! Kush është shqiptari që humbi jetën në aksident, e zuri gjumi në timon

Një 21 vjeçar shqiptar humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident rrugor mëngjesin e së shtunës në Itali. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Chions in via Cesena, ku i riu shqiptar Ani Gjergji humbi kontrollin e mjetit të tij dhe doli nga rruga, pas një feste. 21 vjeçari dyshohet se e kishte zënë […]

Gusht 3, 2024 - 20:50
 0
FOTO/ Tragjedia në Itali! Kush është shqiptari që humbi jetën në aksident, e zuri gjumi në timon

Një 21 vjeçar shqiptar humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident rrugor mëngjesin e së shtunës në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Chions in via Cesena, ku i riu shqiptar Ani Gjergji humbi kontrollin e mjetit të tij dhe doli nga rruga, pas një feste.

21 vjeçari dyshohet se e kishte zënë gjumi dhe shpejtësia e lartë me të cilën ai po lëvizte ka bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përfundojë në një urë të vogël betoni në anësore të rrugës.

Pas përplasjes mjeti ka shpërthyer në flakë, dhe riu ka mbetur i bllokuar në mjet duke mos arritur të dalë dhe duke u djegur plotësisht.

Autoritetet italiane po hetojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.