Kinezi arrestohet pranë rezidencës së Trump: Kam prova për atentatin

Shërbimet sekrete në bashkëpunim me policinë amerikane kanë vënë në pranga një shtetas kinez, i cili me ngulm kërkonte që të hynte në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Mar a Lago dhe të takohej me manjatin. 38 vjeçari Zijie Li pretendonte se kishte dokumente që sipas tij vërtetonin përfshirjen e qeverisë së vendit të […]

Gusht 3, 2024 - 21:05
 0
Kinezi arrestohet pranë rezidencës së Trump: Kam prova për atentatin

Shërbimet sekrete në bashkëpunim me policinë amerikane kanë vënë në pranga një shtetas kinez, i cili me ngulm kërkonte që të hynte në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Mar a Lago dhe të takohej me manjatin.

38 vjeçari Zijie Li pretendonte se kishte dokumente që sipas tij vërtetonin përfshirjen e qeverisë së vendit të tij në atentatin kundër Trump më 13 korrik.

Teksa ishte e pamundur të kontaktonte me Trump dhe ndonjë anëtar të stafit të tij, shtetasi kinez iu afrua derës kryesore të rezidencës, aty ku dhe u arrestua.

Bëjmë me dije se menjëherë pas atentatit, Shërbimi Sekret rriti sigurinë rreth pasurisë së Trump dhe pronave të tjera të tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.