Paris 2024/ Luiza Gega nuk ia del dot mbanë, mbetet jashtë finales së 3000 m/p në Olimpiadë

Atletja shqiptare Luiza Gega nuk ia ka dalë dot mbanë të sigurojë sot paradite finalen e garës së 3000 metrave pengesa në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Atletja 35-vjeçare kuqezi garoi në baterinë e dytë të kësaj disipline, ku u klasifikua në vendin e 9-të mes 12 konkurrenteve. Në finale shkonin 5 atletet e para të […]

Gusht 4, 2024 - 11:00
 0
Paris 2024/ Luiza Gega nuk ia del dot mbanë, mbetet jashtë finales së 3000 m/p në Olimpiadë

Atletja shqiptare Luiza Gega nuk ia ka dalë dot mbanë të sigurojë sot paradite finalen e garës së 3000 metrave pengesa në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Atletja 35-vjeçare kuqezi garoi në baterinë e dytë të kësaj disipline, ku u klasifikua në vendin e 9-të mes 12 konkurrenteve.

Në finale shkonin 5 atletet e para të secilës bateri, ndërkohë që Gega ishte shumë larg kreut. Ajo dha kohën 9’27”41, duke qenë shumë larg më të mirave dhe kohës së saj më të mirë. Për pasojë, aventura e kampiones shqiptare të atletikës mbyllet shumë shpejt, që në garën e parë, pa avancuar dot më tej.

Në xhirot e para Gega bën një paraqitje të mirë, duke qenë mes pesëshes së parë. Por gjysma e dytë e garës është e vështirë për atleten kuqezi, që zbret deri në vendin e 12-të. Në dy xhirot e fundit ajo përpiqet të rikuperojë dhe në fund arrin të ngjitet në vendin e nëntë, por jo mjaftueshëm për t’u kualifikuar.

Natyrisht që ky nuk ishte rezultati që Luiza Gega synonte e dëshironte në këtë Olimpiadë, e treta në karrierën e saj pas Rio 2016 e Tokio 2020. Kështu, pas qitjes e notit edhe atletika shqiptare ka mbyllur aventurën e saj në Olimpiadën franceze dhe tashmë në konkurrim janë vetën tri mundësit (datat 8-10 gusht).

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.