Kërcënuan taksistin, arrestohen dy të rinjtë, djali i drejtoi thikën, vajza mori paratë

Një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçare janë arrestuar në Durrës, pasi kërcënuan një taksist me një thikë dhe i morën një shumë parash. Në

Gusht 4, 2024 - 11:50
 0
Kërcënuan taksistin, arrestohen dy të rinjtë, djali i drejtoi thikën, vajza mori paratë

Një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçare janë arrestuar në Durrës, pasi kërcënuan një taksist me një thikë dhe i morën një shumë parash.

Në pranga kanë rënë  shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në Durrës dhe V. B., 29 vjeçe, banuese në Kavajë.

Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00, në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në plazh, këta shtetas hipën në automjetin taksi me drejtues shtetasin I. K.

Në momentin që hipën në makinë, shtetasi A.B. dyshohet se kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa shtetasja V.B. i mori një shumë parash që taksisti kishte në makinë (xhiron ditore) dhe u larguan nga automjeti. /vizionolus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.