E rëndë në Greqi, vëllai p*rdhunon të motrën për 20 ditë, çfarë dëshmoi e reja në polici

Një grua 36-vjeçare në qendër të Kalamatës, Greqi raportohet se ka përjetuar “ferrin” së fundmi, pasi ka denoncuar përdhunimin serial nga vëllai i saj

Gusht 4, 2024 - 12:40
 0
E rëndë në Greqi, vëllai p*rdhunon të motrën për 20 ditë, çfarë dëshmoi e reja në polici

Një grua 36-vjeçare në qendër të Kalamatës, Greqi raportohet se ka përjetuar “ferrin” së fundmi, pasi ka denoncuar përdhunimin serial nga vëllai i saj 35-vjeçar.

Vëllai i saj dyshohet se e ka përdhunuar për të paktën 20 ditët e fundit, duke e kërcënuar se do ta dëbonte nga shtëpia ku jetonin nëse do të bënte një denoncim. Të martën e kaluar, më 30 korrik, 35-vjeçari ka detyruar motrën e tij të largohet nga shtëpia dhe ajo ka jetuar përkohësisht në një stol.

36-vjeçarja ka kontaktuar në linjën e urgjencës 112 dhe ka denoncuar jo vetëm dëbimin nga shtëpia, por edhe përdhunimin e vazhdueshëm nga i vëllai.

Rreth dy orë pas denoncimit, 35-vjeçari u arrestua në kuadër të hetimeve për dhunën në familje, ndërsa ndaj tij është ngritur një tjetër rast për përdhunim, i cili do t’i kalojë Prokurorisë.

36-vjeçarja pas denoncimit ka deklaruar se dëshiron që vëllai i saj të ndiqet penalisht, ndërsa është vënë në dijeni për të gjitha të drejtat e saj si viktimë e dhunës në familje./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.