Kryeministri britanik “kërcënon” protestuesit: Do pendoheni, do bëj çdo gjë që të dilni para drejtësisë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka dënuar ashpër protestat e dhunshme që janë zhvilluar në Angli. Në një deklaratë, ai është zotuar se do

Gusht 4, 2024 - 18:55
 0
Kryeministri britanik “kërcënon” protestuesit: Do pendoheni, do bëj çdo gjë që të dilni para drejtësisë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka dënuar ashpër protestat e dhunshme që janë zhvilluar në Angli. Në një deklaratë, ai është zotuar se do të bëjë çfarëdo për të vënë para drejtësisë ata që dolën në shesh.

Ju garantoj se do të pendoheni që keni marrë pjesë në këto trazira qoftë drejtpërdrejt ose ata që nxisin akte të tilla në internet,” tha Sir Keir Starmer në një deklaratë për mediat.

Duke iu referuar një sulmi në një hotel në Rotherham, Starmer është shprehur se nuk ka asnjë justifikim për një akte të tillë, ndërsa theksoi se sigurua e njerëzve është parësore. Po ashtu ai theksoi se do të shtohet siguria pranë xhamive, të cilat janë në shënjestër të sulmeve.

Skena të dhunshme kanë shpërthyer në të gjithë vendin pas raportimeve të rreme se i dyshuari për vdekjen e tre vajzave të reja në një sulm me thikë në një klasë kërcimi, ishte një azilkërkues dhe mysliman. Starmer është shprehur se grupet që kanë nisur protestat dhe dhunën janë grup i së djathtës ekstreme.

Hera e fundit që shpërthyen protesta të dhunshme në të gjithë Britaninë ishte në vitin 2011, kur mijëra njerëz dolën në rrugë pasi policia qëlloi për vdekje në Londër. Protestat po vazhdojnë edhe gjatë ditës së dielë ndërsa dhjetra persona janë arrestuar nga policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.