Zjarr në lagjen “Uznovë” në Berat, u vu aksidentalisht nga dy banorë

Një zjarr ka rënë në lagjen “Uznovë” në Berat, pranë vendit të quajtur “Zagorja”. Zjarri ra shumë pranë banesave të lagjes dhe filloi

Gusht 4, 2024 - 19:45
 0
Zjarr në lagjen “Uznovë” në Berat, u vu aksidentalisht nga dy banorë

Një zjarr ka rënë në lagjen “Uznovë” në Berat, pranë vendit të quajtur “Zagorja”. Zjarri ra shumë pranë banesave të lagjes dhe filloi të përhapej me shpejtësi,i favorizuar nga era dhe temperarurat e larta.

Pas njoftimit të marrë,në vendin e zjarrit shkuan grupet e shërbimit zjarrëfikës me dy mjete,të cilët konstatuan se një fushë me bimësi dhe bar të thatë ishte përfshirë nga flakët.

Nga zjarri rrezikoheshin banesat që ndodheshin në afërsi por fatmirësisht zjarri u vu në kontrroll nga zjarrëfikësit.

Zjarri u vu aksidentalisht nga një banore e zonës që digjte në obortin e banesës mbeturina. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 dylym bimësi dhe shkurre.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.