I arrestuar 18 ditë më parë, ndërron jetë i paraburgosuri në Tiranë (EMRI)

Hekuran Myrtaj, i cili ndodhej në burgun “Jordan Misja” në Tiranë ka ndërruar jetë. Myrtaj ndodhej në paraburgim për kultivim të lëndëve narkotike,

Gusht 4, 2024 - 19:45
 0
I arrestuar 18 ditë më parë, ndërron jetë i paraburgosuri në Tiranë (EMRI)

Hekuran Myrtaj, i cili ndodhej në burgun “Jordan Misja” në Tiranë ka ndërruar jetë.

Myrtaj ndodhej në paraburgim për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa shkak i vdekjes mendohet të jetë bërë arresti kardiak.

Sipas një njoftimi, policia thotë se i dënuari ka pësuar gjendje të fikëti pasditen e kësaj të diele teksa ka qenë në ambientet e ajrimit. Pas kësaj, ai u transportua në spitalin “Nënë Tereza” dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur dot të mbijetojë

“Shtetasi i paraburgosur Hekuran Myrtaj, që vuante dënimin në IEVP “Jordan Misja” ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak në QSUT. I paraburgosuri ka humbur ndjenjat (gjendje të fikti) gjatë qëndrimit në zonën e ajërimit në orën 17:03. Në orën 17.11 menjëherë punonjësit e sigurisë dhe nd/ mjekë në IEVP e kanë shoqëruar me urgjencë drejt QSUT.  Në orën 17:58, pas ndërhyrjes së mjekëve, Myrtaj ka ndërruar jetë në Qëndrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”. Myrtaj është arrstuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike. Organet kompetente po merren me zbardhjen e çështjes”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.