Arrestimi i të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare në Kosovë, reagon “FAST” pas vënies në pranga të “killerit” të Çopjave

Pas arrestimit të Arben Lamçes në Kosovë, i cili ishte në mesin e emrave të 33 urdhërarresteve të lëshuara n ga SPAK më

Gusht 4, 2024 - 19:45
 0
Arrestimi i të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare në Kosovë, reagon “FAST” pas vënies në pranga të “killerit” të Çopjave

Pas arrestimit të Arben Lamçes në Kosovë, i cili ishte në mesin e emrave të 33 urdhërarresteve të lëshuara n ga SPAK më 31 Korrik, ka reagaur edhe FAST Albania.

Në njoftimin e FAST thuhet se në bashkëpunim me forcat operacionale të Kosovës u bë i mundur arrestimi i Arben Lamçes, i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Gordonët”.

Njoftimi:

FAST Albania kap dhe arreston në Prishtinë shtetasin A. L., në kuadër të operacionit “Gordonët”

Në sajë të një pune të mirëfilltë profesionale, sot më datë 04.08.2024, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori pêr Kërkimin, Njësia Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Kosova, në vijim të shkëmbimeve të informacioneve, në kuadër të operacionit policor “GORDONËT”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në Prishtinë, i shtetasit A. L., lindur e banues në Elbasan.

Ndaj shtetasit A.L., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë më datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit, “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e organizatës kriminale”, “Grupi i strukturuar Kriminal”, “Organizata kriminale” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 80-28/1-333 dhe 334-287 të Kodit Penal.

Lamçe dyshohet i përfshirë në të paktën 5 vrasje të porositura nga grupi kriminal i vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Arrestimi i Lamçes u raportua nga mediat e Kosovës. Lamçja ndodhej në shoqërinë e një personi tjetër kur ka rënë në pranga, i cili gjithashtu është arrestuar.

Operacioni “Plumbi i Artë” është bërë shkak për zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Elbasan, Rrogozhinë dhe Peqin. Për Arben Lamçen u lëshua një urdhër arresti nga SPAK në kuadër të vijimit të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, që u krye prej SPAK, BKH, Policisë së Shtetit dhe strukturave policore në Belgjikë, Holandë dhe Francë.

Tashmë pritet që Lamçja të ekstradohet në Shqipëri dhe të njihet me masën e sigurisë.

Në krye të grupit kriminal të çmontuar nga SPAK ishin vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja alias Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit” që ndodhen jashtë dhe janë në kërkim.

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Çopja kishte porositur në kohë të ndyshme 22 atentate. Nga këto, 6 persona u ekzekutuan, përfshirë masakrën e trefishtë në Bradashesh në 29 dhjetor të vitit 2018. Katër është numri i atentateve që i janë bërë Erion Alibejt i cili ka mundur të shpëtojë. Ndërsa në 2 raste të tjera është tentuar vrasja e Nuredin Dumenit, të penduarit të drejtësisë.

Numri i urdhëarresteve të ekzekutuar, pas prangosjes së Arben Lamçes në Prishtinë, shkon në 16.

Kush është “Dari i Elbasanit”

Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona. Atë kohë në konflikt u përfshi Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç, të cilët u përplasën me Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini. Nga përplasja e dhunshme mbetën të plagosur 3 persona.

Emri i Hajdar Bakos, i njohur dhe si “Dari i Elbasanit”, nuk është i njohur vetëm për këtë përplasje të dhunshme. Emri i Bakos, doli edhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani. Hajdar Bako shfaqej si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.

Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibejt alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin. Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK-ut se kishte mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibejt dhe Hajdar Bakos. Sipas tij, Arjan Spahiu, i cili mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për t’u ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. “Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë do më jepte 300 mijë euro”, ka rrëfyer Dumani.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.