Refuzoi ofertën e Al-Rayyan, Gjimshiti nuk largohet nga Atalanta

Berat Gjimshiti pritet të qëndrojë tek Atalanta. Mediat italiane shkruajnë se kapiteni i Kombëtares dëshiron të vijojë te ekipi bergamask ku do të luajë edhe në Champions League pavarësisht ofertës disamilionëshe të skuadrës nga Katari, Al-Rayyan. Ai është rikthyer në stërvitje me Atalanta ku është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2026. Kartoni i […]

Gusht 4, 2024 - 21:00
 0
Refuzoi ofertën e Al-Rayyan, Gjimshiti nuk largohet nga Atalanta

Berat Gjimshiti pritet të qëndrojë tek Atalanta. Mediat italiane shkruajnë se kapiteni i Kombëtares dëshiron të vijojë te ekipi bergamask ku do të luajë edhe në Champions League pavarësisht ofertës disamilionëshe të skuadrës nga Katari, Al-Rayyan.

Ai është rikthyer në stërvitje me Atalanta ku është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2026. Kartoni i Berat Gjimshitit vlerësohet rreth 10 milion euro.

Gjimshiti ka luajtur më shumë se 240 ndeshje me Atalanta ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 8 asiste prej vitit 2016 ku u transferua nga Zurich. Gjimshiti ka qenë i huazuar edhe te Avellino e Benevento.

Sezonin e kaluar arriti të fitonte Europa League, madje e ngriti trofeun si kapiten.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.