Theu masën e sigurisë dhe plagosi me thikë 32-vjeçarin, arrestohet i mituri në Vlorë

Një 32 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë mëngjesin e së hënës në Vlorë pas një përleshje me një 17 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia”, ku i mitur P.K. pas një konflikti për motive të dobëta goditi disa herë me thikë A. Gj., 32 vjeç. I plagosuri është […]

Gusht 5, 2024 - 10:20
 0
Theu masën e sigurisë dhe plagosi me thikë 32-vjeçarin, arrestohet i mituri në Vlorë

Një 32 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë mëngjesin e së hënës në Vlorë pas një përleshje me një 17 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia”, ku i mitur P.K. pas një konflikti për motive të dobëta goditi disa herë me thikë A. Gj., 32 vjeç.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë, pasi situata e tij paraqitet serioze.

Ndërkohë, autori i ngjarjes është vënë në pranga teksa nga verifikimet rezultoi se 17-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.