Protestat në Bangladesh, numri i të vvdekurve i kalon 300

Numri i të vdekurve nga protestat në Bangladesh arriti në të paktën 300 të dielën, pasi 94 njerëz vdiqën në përleshjet midis protestuesve

Gusht 5, 2024 - 10:45
 0
Protestat në Bangladesh, numri i të vvdekurve i kalon 300

Numri i të vdekurve nga protestat në Bangladesh arriti në të paktën 300 të dielën, pasi 94 njerëz vdiqën në përleshjet midis protestuesve dhe mbështetësve të qeverisë të dielën, sipas një raporti të AFP.

Kjo llogari bazohet në të dhënat që janë bërë të ditura nga policia, zyrtarët dhe mjekët në spitale. Dhuna në vend ka shpërthyer pasi drejtuesit e studentëve kanë nisur një fushatë të mosbindjes civile për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sheikh Hasina.

Trembëdhjetë policë u vranë kur mijëra sulmuan një stacion policie në rrethin Sirajganj, tha policia. Protesta e studentëve nisi me një kërkesë për heqjen e kuotave për vendet e punës në sektorin publik muajin e kaluar, por tashmë është kthyer në një lëvizje më të gjerë antiqeveritare.

Si policia ashtu edhe disa mbështetës të partisë në pushtet u panë duke qëlluar mbi protestuesit antiqeveritar. Policia përdori edhe gaz lotsjellës dhe plumba gome. Numri total i të vdekurve që nga fillimi i lëvizjes së protestës në korrik tani ka kaluar 300.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk bëri thirrje për t’i dhënë fund “dhunës tronditëse” dhe u bëri thirrje politikanëve dhe forcave të sigurisë të Bangladeshit që të tregojnë përmbajtje. Ai shprehu shqetësim të veçantë për një marshim masiv të planifikuar në Dhaka për sot të hënën (5/8), duke paralajmëruar rrezikun e humbjes së mëtejshme të jetëve dhe shkatërrimit më të gjerë.

“Qeveria duhet të ndalojë së qëlluari ata që marrin pjesë në mënyrë paqësore në lëvizjen e protestës, të lirojë menjëherë të arrestuarit në mënyrë arbitrare, të rivendosë aksesin e plotë në internet dhe të krijojë kushte për dialog kuptimplotë”, shtoi Turk. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.