Gjykata e la sot në burg, si planifikoi Leonard Duka të eliminonte Ervis Martinajn
Gjykata e Posaçme la sot në masën “arrest në burg” Leonard Dukën, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika. Ai
Gjykata e Posaçme la sot në masën “arrest në burg” Leonard Dukën, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika.
Ai akuzohet për një sërë veprash penale: “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Duka njihet edhe si armiku i betuar i Ervis Martinajt, teksa nga dosjet e SPAK u zbulua edhe plani i tij për të eliminuar mbretin e lojërave të fatit, i zhdukur prej dy vjetësh.
Si planifikoi Leonard Duka të vriste Ervis Martinajn:
Më 13 qershor të vitit 2020 Leonard Duka i njohur ndryshe si Princi Damian nis planin final për ekzekutimin e Ervis Martinajt dhe grupit të tij.
Ai komunikon vazhdimisht me Fatmir Hysenin me të cilin thurin planet se si të nxjerrin zbuluar Ervis Martinajn dhe më pas ndaj tij të shkrepin karikatorët.
Por plani për eliminimin e Martinajt dukej i vështirë për tu realizuar, pasi vendndodhja e tij nuk duhej, dhe shpesh ato tregoheshin si gojëdhëna, pasi as grupi i Leonard Dukës e as grupi i Fatmir Hysenit nuk e kishin parë me sytë e tyre, por thjesht me fjalë na “bashkëpuntorët”.
Në një moment gjatë bisedave Duka i thotë Fatmir Hysenit që të fusin në lojë dy vajza (persona të afërt të Leondard Dukës”, të cilat sipas tij do të “dorëzoheshin” te Martinaj dhe do t’i tregonin atij vendndodhjen e Princit Damian.
Plani ishte i thjeshtë dy të infiltruarat e grupit Duka do të shkonin te Martinajn dhe do i thoshin këtij të fundit që janë të pakënaqura se si i trajton Leonard Duka dhe kishin vendosur ta dorëzonin “kokën” e tij te “Mbreti i Basteve”, duke ditur dhe pakënaqësitë mes Dukës dhe Martinajt.
Por plani nuk përfundon këtu, pasi Duka mendonte që pasi Martintaj të zbulonte vendndodhjen e tij do të niste grupin e tij për ta eliminuar fizikisht.
Këtu futet në lojë Fatmir Hyseni dhe Leonard Duka, të cilët do ti eliminonin njëri pas tjetrit me snajper.
Gjatë bisedës së tyre Fatmiri thotë se Santiago Malkoja i doli para rastësisht, por këta do i vrasë si dele.
Duke qeshur mendonin se si do të dukej “Boli” në momentin që do t’i shihte personat e armatosur duke nxjerrë kartonin e policisë e duke bërtitur “Policia e Shtetit”… Ndërsa më pas vjen breshëria e automatikut.
Ndërkohë Leonard Duka ju kishte premtuar dy vajzave apartamente dhe makina, por që asnjëherë nuk do i merrnin, pasi pasi të eliminonin grupin e Martinajt edhe atyre dy “k*rvave do tu vëmë bombën”, thuhet në bisedën mes Dukës dhe Hysenit. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?