E bujshme! Shpallet në kërkim këngëtari Noizy

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë me personazhin e njohur të TikTok, Medi Iseni. Burime të medias vendase, Insajder kanë treguar se policia është duke e kërkuar reperin. Policia ka zhvilluar kërkime tek DJ personal i reperit […]

Gusht 5, 2024 - 12:00
 0
E bujshme! Shpallet në kërkim këngëtari Noizy

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur si Noizy është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë me personazhin e njohur të TikTok, Medi Iseni.

Burime të medias vendase, Insajder kanë treguar se policia është duke e kërkuar reperin.

Policia ka zhvilluar kërkime tek DJ personal i reperit në lagjen “Dragodan” dhe sipas informacioneve jo zyrtare, policia i ka lënë ftesën për Noizyn që të paraqitet në komisariat, por ai nuk është paraqitur.

Edhe pse Policia dhe Prokuroria janë vënë në ndjekje të tij, një club në Gjilan njoftoi se Noizy të hënën do të mbajë një koncert aty.
Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë.
Ndaj reperit, Policia e Kosovës tashme ka lëshuar një flet arrest pasi ai nuk është paraqitur në stacion policor pas ftesës nga institucioni.

Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.
“I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim, i bëjmë apel këngëtarit që të paraqitët tek organet kompetente”, ka thënë Nikçi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.